75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Ismaili: E pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina.

Ai tha se Sunny Hill nuk u lejua të mbahet në Prishtinë dhe faji dihet.

Postimi:

E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina.

Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.

Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë.

Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre.