75 Mall Live Search
07:53 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / OSH

Vesa Luma për Sunny Hill: E ka hallall Shqipëria – çdoherë ka dit me i vlerësu artistat

Këngëtarja, Vesa Luma ka reaguar për zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill në Tiranë, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka thënë se Dua Lipës po i mohohet të mbaj ngjarjen me të madhe muzikore në vendin që e ka promovuar aq shumë.

Kurse, për Shqipërinë ka thënë se “çdoherë ka ditë me i vlerësuar arstistat”.

Postimi:

Dua eshte thesar! Ne vend se me ja fal token (dhe jo vetem aq) per vendin qe  aq shume e ka promovu ..i mohohet! Na nuk e meritojme as Duan as Dukagjin Lipa as nje festival si SunnyHill!

Per Tiranen mundeni me thene cka te doni tash, BINGO per rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmone ka dite me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer🌹❤️