75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

Zelensky takon Ramën dhe Abazoviçin në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka publikuar momente nga takimi që ka pasur këtë të mërkurë në Kiev me kryeministrin shqiptare Edi Rama dhe atë malazez, Dritan Abazoviç.

Më herët, Rama dhe Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin dhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës edhe Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.