Pogba shumë pranë rikthimit tek Juventus

Mesfushori Francez, Paul Pogba, pritet që të rikthehet tek skuadra e Juventusit, pas gjashtë viteve të kaluara te Manchester United.
Njoftimi zyrtar pritet të bëhet qysh në fillimi të muajit korrik.
Francezit i ka skaduar kontrata me Manchester United dhe prej disa kohësh është në bisedime me Juventusin për një rikthim në Serie A.
Dailymail raporton se Pogba do të përfitoj 64 milionë funte për një kontratë katër vjeçare apo 16 milionë në vit, transmeton Indeksonline.
Francezi ka qënë pjesë e Zonjës së vjetër gjatë periudhës 2012-2016, ku ka fituar katër tituj të Serie A./Indeksonline/