75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Musliu-Shoshi: Qeveria duhet ta kuptojë se veteranët nuk janë barrë por patriotë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë në kërkimin e asaj që u takon.

Ajo thotë se Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit.

“Protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta.

Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit”, ka shkruar ajo./Indeksonline/