75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Vazhdon paraburgimi për ish-bashkëshortin e Britney Spears

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, do të qëndrojë në burg pasi u akuzua për ndjekje penale dhe kundërvajtje.

40 vjeçari u akuzua pasi u përpoq t’ia prishte dasmën Britneyt me Sam Asghari, transmeton Indeksonline.

Në seancën e mbajtur ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë të Qarkut, kërkesa e Jason për t’u liruar nga burgu u refuzua nga gjyqtarja Catherine Voelker.

Ai do të mbetet në burg edhe gjatë dy seancave të cilat do të mbahen javën e ardhshme.

Mbajtja e gjyqit do të mbahen me 22 dhe 24 qershor./Indeksonline/