Po kërkohet nga Policia, Dardan Molliqaj shfaqet në protestën e veteranëve

Është duke u mbajtur protesta e veteranëve të UÇK-së para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.
Në protestë po marrin pjesë edhe nga Partia Socialdemokrate (PSD), raporton Indeksonline.
Në pamje shihet se aty është edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.
Ndaj tij, dje gjykata ka lëshuar urdhërarrest për përleshjen fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.

Janë qindra veteranë që po protestojnë në hyrje të oborrit të Kuvendit. Ndërkohë, është mobilizuar edhe Policia, pjesëtarët e së cilës po qëndrojnë në oborrin dhe ndërtesën e Kuvendit./Indeksonline/