Hidhet shorti i Premierligës Angleze, ja xhiroja e parë
 
				Është hedhur shorti i Premierligës ku është bërë i ditur orari i ndeshjeve. Java e parë e ligës më të fortë të futbollit në botë nuk do të nis me derbi.
City e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te West Ham. Liverpooli udhëton te Fulham, ndërsa Chelsea luan mysafir ndaj Everton.

Arsenali përballet me Crystal Palace, ndërsa United e pret Brighton.
Në javën e dytë do të jetë në orar derbi i madh i Londrës, Chelsea-Tottenham./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                