75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / Gj. Sh

Barcelona-Gavi, afër marrëveshjes për kontratën e re

Barcelona dhe talenti Gavi janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për kontratën e re.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubi spanjoll ka zhvilluar një takim pozitiv me agjentin e futbollistit Ivan de la Pena, transmeton Indeksonline.

Barcelona ka ofruar një kontrat pesë vjeçare për Gavin, dhe në këtë propozim ka rritur pagën për futbollistin.

Klauzola e lirimit të talentit 17 vjeçar, raportohet se është vendosur një shumë marramëndëse prej 1B./Indeksonline/