75 Mall Live Search
17:50 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / Gj. Sh

Morata rikthehet te Atletiko Madrid

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka vendosur që të rikthehet tek skuadra e Atletiko Madridit.

Eksperti i markatos Fabrizio Romano, ka njoftuar se Morata nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin, dhe pritet të riktheht tek Atletika Madrid raporton Indeksonline.

Ai ka vendosur vet për një transferim të tillë, pasi dëshiron të jetë i rëndësishëm për skuadrën.

Morata ka qënë pjesë e Atletikos edhe gjatë viteve 2018/19, ku ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola.

Në sezonin që lam pas, spanjolli ka qënë futbollist i Juventusit, ku ka shënuar 9 gola në 35 ndeshje të luajtura./Indeksonline/