Kryetari i Lezhës Pjerin Ndreu përkrah Daut Haradinajt, festojnë Ditën e Çlirimit të Deçanit

Qytetet e Kosovës gjatë kësaj jave shënojnë ditët e çlirimit.
Sot, u shënua Dita e Çlirimit të Deçanit, me ç’rast u mbajtën disa aktivitete në shënim të kesaj dite ku morën pjesë edhe shumë personalitete nga gjithë trevat shqiptare.
Ka qenë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Daut Haradinaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi ku shihet duke festuar krah tij edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
“Kënaqësi të festoj Ditën e Çlirimit të Deçanit me miqtë e mi, Kryetarin e Lezhës z. Pjerin Ndreu dhe ish-Kryetaren e Preshevës, miken time znj. Ardita Sinani!” shkroi Haradinaj.
