75 Mall Live Search
18:20 / E Premte, 17 Qershor 2022 / Gj. Sh

Di Maria gjithmonë e më afër Juventusit

Sulmuesi Angel Di Maria, është njëri ndër futbollistet më të përfolur në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Juventusi është skuadra më e interesuar për shërbimet e argjentinasit.

Ditët e fundit skudra italiane ka pasur në vazhdimësi bisedime me Di Marian, me bardhezinjtë që kanë ofruar kontratë një vjeçare prej 7 milionë eruo për të bindur argjentinasin.

La Gazzeta dello Sport, raporton se Di Maria është gati të nënshkruaj me klubin nga Torino, transmeton Indeksonline.

Për transfirimin e futbollistit argjentinas, kanë shfaqur interesim edhe skuadra e Barcelones dhe ajo e Benfikës.

Përgjigjeja përfundimtare e Di Marias shumë shpejt dhe finalizimi i kontratës do të bëhet javën e ardhëshme./Indeksonline/