Këta janë 10 futbollistët që kanë humbur më shumë vlërën në treg gjatë sezonit të fundit

Transfermarkt, faqja e cila bën renditjen e vlerave të futbollistëve në treg, ka publikuar një list prej 10 lojtarëve që kanë humbur vlerë në tregun e trasnferimeve pasi dështuan në sezonin e kaluar, raporton Indeksonline.
Ky vlersim u bë nga forma që kanë pasur futbollistët në sezonin e fundit, duke llogaritur lëndimet, minutat e pakta dhe performancën e dobët që kanë pasur.
Lista është e përbërë prej disa emrave të mëdhenj, si Neymar, Lukaku e Donnarumma.
Neymar nga shuma 75 milionë euro sa ishte vlera e tij në treg, tani ka rënë në 60 milionë, duke pësuar rënie në tregun e transferimeve për 15 milionë euro.
Vlera e futbollistëve që ka pësuar rënie prej 15 milionë, janë edhe emrat e Romeu Lukakut, Romeu Lukaku, Rahim Sterling, Gianluigi Donnarumma dhe të tjerë/
Më poshte e gjeni listën e 10 futbollistëve që kanë humbur vlerë në treg sipas Trasfermarkt:
Neymar nga 75 Milionë, vlera e tij ka rënie për 15 Milionë,
R. Lukaku nga 70 M, ka pësuar rënie për 15 M,
R. Sterling nga 70M, ka pësuar rënie për 15 M,
G. Donnarumma nga 50M, ka pësuar rënie për 15 M,
M. Llorente nga 45M, ka pësuar rënie për 15 M,
J. Oblak nga 45M, ka pësuar rënie për 15 M,
A. Griezman nga 35M, ka pësuar rënie për 15 M,
M. Ter Stegen nga 30M, ka pësuar rënie për 15 M,
R. Varane nga 48M, ka pësuar rënie për 12 M, dhe
A. Martial nga 16M, ka pësuar rënie për 12 M./Indeksonline/