Ditëlindja luksoze e Stresit, ja sa vjeç mbushi këngëtari

Në 35-vjetorin e ditëlindjes, Stresi kishte zgjedhur qytetin e Vlorës, një shtëpi private në periferi për të mbledhur shoqërinë e tij të ngushtë.
Përveç miqve të tij, të pranishëm ishin edhe Atdhe Xharravina, Fero Fera dhe Finem.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e reperit tjetër Noizy me të cilin ai i ka rregulluar raportet kohëve të fundit.
I pyetur nëse reperi ka marrë një ftesë, Stresi tregoi se e ka lenë me Noizyn të festojnë kur të fitojnë secili nga 10 milion euro nga një këngë.
“Dëgjo, me Noizyn e kemi lënë të festojmë kur të bëjmë nga 10 milionë euro këngë. Kështu ishte mendimi i tij”, u shpreh Stresi.
Ai tha gjithashtu se ka marrë një dhuratë që kalon vlerën e 100 mijë eurove.
“112 mijë euro Audi S8, prej vetes time,” përfundoi Stresi.