Dubravë: Oficerët kapin drogë në veturën e kompanisë për servisim, tentoi të fuste në burg
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/BeFunky-collage4-13.jpg)
Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e hyrjes në Porten e Re të qendrës kanë lokalizuar veturen e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/287194821_751761219185553_6158574558052968531_n-1.jpg)
Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të vetures (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/286420115_325740153050980_4746808615681952558_n.jpg)
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/285666654_5887868801228549_2527317830855627848_n.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/288681531_804439403857754_2033112299712319341_n.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/285789627_340101154946473_7443363933470504988_n.jpg)