PSG po përgatit ofertë të re për Skriniar

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, është njëri prej futbollistëve më të përfolur në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Skuadrat si PSG, Chelsea, Totenham e Manchester janë pas futbollistit të Interit.
Interesim më të madh për shërbimet e Skiniar, ka shfaqur skuadra franceze PSG.
Ditë më parë skuadra e Interit ka refuzar një ofertë prej 50 milionë eurove dhe përfshirhjen e një futbollisti të PSG-së në marrëveshje.
Zikaltërit nuk e kanë në plan të pranojnë një ofertë më të vogël se 80 milionë euro për sllovakun.
Së fundi klubi francez PSG, po përgatit një ofertë me pagë prej 9.2 milionë euro në sezon për Skriniar, raporton La Gazzetta Dello Sport.
Oferta e PSG-së është dyfishi i pagës që merr futbollisti te skuadra e Interit.
Ai ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2023, me një pagë prej 4.5 milionë në vit./Indekson;ine