75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

Juventusi optimist për Di Marian, nesër vendoset gjithçka

Juventusi po pret përgjigjen përfundimtare të Angel di Marias, i cila me shumë gjasa do të vijë ditën e nesërme.

“Bardhezinjtë” i kanë ofruar një kontratë 1-vjeçare ish-lojtarit të PSG, me pagë 7 milionë euro në sezon, teksa pritet se cili do të jetë vendimi i argjentinasit, i cili është më pushime në Ibiza.

Sipas “La Gazetta dello Sport” dita e nesërme do të jetë vendimtare për të dyja palët, me “Zonjën e Vjetër” që është optimiste se lojtari do kthejë përgjigje pozitive.