Kolarov pensionohet nga Futbolli

Mbrojtësi i majtë serb, Aleksandar Kolarov ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist.
Kontrata e 36-vjeçarit me Interin skadon në fund të qershorit, dhe ai ka vendosur që ta përfubdon karrieren si futbollist, raportojn mediat e huaja, transmeton Indeksonline.
Kolarov ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli aktiv dhe tani do të kërkojë të bëhet drejtor sportiv ose skaut.
Në një deklaratë Kolarov tha: “Gjithmonë e kam ditur se herët a vonë do të vijë ky moment. Edhe pse më vjen keq që po mbyll një kapitull të jetës sime, jam mirënjohës që arrita të bëj atë që gjithmonë ka qenë ëndrra ime.
“Falënderoj të gjithë njerëzit që më ndoqën në këtë pjesë të parë të karrierës sime. Fillimisht, çdo bashkëlojtari në skuadrat ku kam luajtur si dhe në ekipin e futbollit të Serbisë, atdheut tim, të cilin e kam përfaqësuar gjithmonë. Unë falënderoj klubet, presidentët, menaxherët, trajnerët dhe stafin teknik, mjekët, ekonomistët, fizioterapistët dhe të gjithë ata që ndihmuan në karrierën time dhe punuan shumë nga prapavija.”, ka thënë Kolarov.
Serbi ka njoftuar se shumë shpejti do të filloj karrieren si drejtor sportiv dhe skaut.
“Së shpejti do të filloj stërvitjen si drejtor sportiv dhe skaut në Qendrën Kombëtare të Futbollit të Federatës së Futbollit të Italisë në Kovercan.”, është shptehur ai.
Kolarov filloi karrierën e tij si futbollistë te skuadra serbe Cukaricki dhe më pas luajti edhe për OFK Beograd.
Në vitin 2007 ai u transferuar te skuadra italiane Lazio.
Tre vjet më vonë, ai iu bashkua me Manchester City, ku fitoi dy tituj të Premierligës, dy Kupa të Ligës dhe një Kupë FA.
Mbrojtësi i majtë u shit te rivalët e ashpër të Lazios, Roma në vitin 2017, duke kaluar tre vjet dhe duke shënuar 19 gola në kryeqytetin italian.
Në fund të karrierës, Kolarov ishte pjesë e Interit, duke i ndihmuar ata të fitojnë Serie A dhe Coppa Italia.
Kolarov bëri 94 paraqitje për kombëtaren serbe dhe ishte pjesë e skuadrave të tyre në Kupën e Botës 2010 dhe 2018./Indeksonline/