75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 19 Qershor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid vazhdon kontratën me Vinicius

Real Madrid ka arritur marrëveshje me brazilianin Vinicius për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2026.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se zyrtarizimi i kontratës do të bëhet në muajin korrik, transmeton Indeksonline.

Ai raporton se marrëveshja është bërë dhe vulosur dhe nënshkrimi zyrtar do të ndodh javët e ardhëshme.

Real Madrid ka vendosur një klauzol lirimi për brazilianin Vinicius, në vlerë prej 1B./Indeksonline/.