75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 19 Qershor 2022 / Gj. Sh

Llapi nuk ndalet me transfere

Klubi futbollistik i Llapit po vazhdon me përforcimin e ekipit për sezonin e ri, raporton Indeksonline.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, ka zyrtarizuar transferimin e portierit Amrush Bujupi nga Drenasi.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës.

Bujupi ishte pjesë e skuadrës së Drenasit për 5 vite radhazi, duke mbajtur edhe shiritin e Kapitenit, thuhet në njoftimin e klubit të Llapit, ku u prezantua transferimi i tij.

Gardiani me gjatësi 1.89 thuhet se do të jetë pjesë e ekipit në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare.

Bujupi do të jetë pjesë e Llapit deri në vitin 2024./Indeksonline/