75 Mall Live Search
08:56 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / B O

E rëndë në Gjakovë, digjet banesa, humb jetën një fëmijë

Gjakova është tronditur nga një rast që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona. Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për fat të keq një fëmijë ka humbur jetën.

Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes duke shpëtuar dy persona, por jo edhe një fëmijë që dyshohet se ka qenë me aftësi të kufizuara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa arsyet e zjarrëvënies ende nuk janë bërë të ditura./Indeksonline/