75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Edi Rama pritet me ceremoni të lartë shtetërore, gjithçka gati për mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kabinetin e tij tashmë ka arritur në vendin ku do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur homologun e tij me ceremoni të lartë shtetërore, ku ka rreshtuar edhe gardën e FSK-së, transmeton IndeksOnline.

Mbledhja pritet të zgjatë rreth dy orë ku më pas të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Në këtë mbledhje pritet të firmosën gjithsejtë 19 marrëveshje mes dy vendeve./IndeksOnline/