“Çmendet” rrjeti, paraliza në fytyrën e Justin Bieber ndodhi për shkak të vaksinës Covid?

Justin Bieber me (10 qershor) njoftoi se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, e cila e la fytyrën e tij të ‘paralizuar plotësisht’.
Kjo sindromë shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve dhe herpesin dhe mund të çojë në paralizë të fytyrës, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, disa reagime janë bërë në rrjetet sociale nga fansat e tij duke thënë se sindroma ka lidhje me vaksinën e koronavirusit dhe këtë “çrregullim” e ka nga ky shkak.
Këto komente janë publikuar edhe nëpër media me tituj si “Sindroma Ramsay Hunt pas vaksinimit kundër Covid-19″.
Por, nuk ka nevojë për panikë, pasi sindroma nuk ndodhi për këtë shkak.
“Aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë që numri i rasteve të raportuara të paralizës Bell ose sindromës Ramsay Hunt është më i lartë se sa pritej në popullatën e përgjithshme.
Një nga vështirësitë është se efektet anësore identifikohen në bazë të raportimit, kështu që disa gjëra që raportohen mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, por nuk janë shkaktare”, tha për Euronews Facial Palsy./Indeksonline/