75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Hoxhaj sot promovon librin në Prishtinë, marrin pjesë Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot po qëndron në Kosovë dhe do të marrë pjesë në promovimin e librit “Përplasja e madhe”, me autor, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj. Në këtë promovim libri, merr pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama sot merr pjesë edhe në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.
Burime të gazetës kanë bërë me dije se pjesë e këtij eventi do të jetë edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së së Maqedonisë së Veriut.

Libri, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundër Kosovës.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nisi dje dhe i shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij, ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe po ashtu, vizitoi dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare.