75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 21 Qershor 2022 / LB

“Gjykata Speciale, e padrejtë – nuk i jep llogari kërkujt, kjo s’ndodh askund në botë”, thotë Konjufca pas kthimit nga Haga

Kryetari i Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë. Ai ka thënë se i ka takuar të gjithë.

Sipas tij, ata janë mirë më shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm.

‘Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt.’’, tha ai para mediave.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë’’, shtoi ai.

“Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është. “Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.