75 Mall Live Search
14:03 / E Martë, 21 Qershor 2022 / B O

Statovci reagon për marrëveshjen në Bruksel: Faturimi nga secili qytetar në Kosovë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve

Jeta Statovci e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

Deputetja e Listës Guxo ka thënë se me këtë marrëveshje, faturimi i energjisë elektrike do të bëhet në secilin vendbanim të shtetit me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Pas një periudhe të gjatë, arrihet marrëveshje me ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e shtrirjes së autoritetit të shtetit në katër komunat në veri të vendit.
Faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar nga secili qytetar i Kosovës, pa dallim etnie apo vendbanimi, do të bëhet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës” shkruan Statovci në Facebook./Indeksonline/