Arbër Hajdari ka dy fjalë për Ilir Shaqirin

Opinionisti i “BBV”, Arbër Hajdari, për 4 muaj ka dhënë mendime rreth situatave të ndodhura në shtëpinë e famshme.
Së fundmi ishte i ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, ku u përball sërish me të njëjtën pyetje dhe nuk hezitoi të përgjigjej, shkruan Indeksonline.
‘Për kë bëje tifo në Big Brother?’, pyeti njëri nga fëmijët.
“Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar”, tha Arbri duke thënë se ai që fitoi spektaklin, Ilir Shaqiri ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren./Indeksonline/