75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Abdixhiku për marrëveshjen Serbi-Kosovë: Kurti dikur thoshte se këto e legalizojnë ndikimin e Serbisë në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për veriun e vendit lidhur me energjinë.

Abdixhiku tha se nga viti 2013 e 2015 ishte përcaktuar ky udhërrëfyes, i cili u kundërshtohej nga kryeministri aktual, Albin Kurti, duke thënë se legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Kreu i LDK-së tha se “ sot, qytetarët e Kosovës, duhet ta dëgjojnë nga vet ai, nëse këto dy marrëveshje, të pranuara pa asnjë ndryshim e të proklamuara me plot meritë, do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë”.

Postimi:

Qeveria e Kryeministrit Kurti sot nënshkroi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike për veriun e vendit. Ky udhërrëfyes përcakton implementimin e dy marrëveshjeve paraprake, të viteve 2013 e 2015 – të cilat Kosova asokohe i kishte lidhur me qëllim të ushtrimit të sovranitetit shtetar në gjithë territorin e vet.

Por, Kryeministri Kurti në kohën kur ishin arritur këto dy marrëveshje, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë. Sot, qytetarët e Kosovës, duhet ta dëgjojnë nga vet ai, nëse këto dy marrëveshje, të pranuara pa asnjë ndryshim e të proklamuara me plot meritë, do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë.

LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.