E kryer, Inter arrin marrëveshje me Chelsean për Lukakun
Romeu Lukaku shumë shpejt do ta rivesh fanellën e Interit.
Gazetari Gianluca Di Marzio, ka raportuar se klubi italian ka arritur marrëveshje me Chelsean për rikthimin e belgut, raporton Indeksonline.
Oferta e fundit prej 8 milionë eurove plus bonuset si duket ka bindur klubin londinez, për një huazim të Lukakut te Inter.
Tashmë mungojnë vetëm ok formal nga klubi anglez dhe detajet e fundit me Lukakun, ka njoftuar Di Marzio./Indeksonline/