75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Grupi i parë i ekipit kosovar niset për Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Grupi i parë i ekipit të Kosovës është nisur sot drejt Oranit të Algjerisë.

Nga data 25 qershor e deri më datën 6 korrik do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ndërkaq, pjesë e grupit të parë, i cili u nis sot drejt Algjerisë, janë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipi është nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga do të bëhet udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.

Po ashtu, sonte do të niset edhe ekipi i mundjes, i cili do të udhëtojë nga Tirana, ashtu sikurse edhe ekipet e sporteve të tjera që udhëtojnë gjatë ditëve në vijim.

Fotot e grupit të parë që është nisur drejt Oranit të Algjerisë i gjeni më poshtë.