75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / B O

Liverpooli e “krypë” Minaminon, e shet te skuadra e njohur evropiane

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Monacon për shitjen e sulmuesit japonez, Takumi Minamino. Plot 18 milionë euro do të jetë vlera që Reds do të përfitojnë nga ky pazar.

Skuadra e madhe angleze e kishte blerë japonezin para tre vitesh për 7 milionë euro, ndërsa ka arritur ta shesë gati trefishë me shtrenjt ani pse në shumicën e kohës ai kishte qëndruar në bankën rezervë.

Minamino pritet të prezentohet si futbollist i ri i Monacos në 24 orët e ardhshme./Indeksonline/