75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / k.v

Arrestohet një femër për kanosje

Një femër është arrestuar të hënën rreth orës 23 e 30 minuta në Drenas.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Policia ka njoftuar se kanosja është bërë përmes telefonit dhe viktimë është një mashkull.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/