75 Mall Live Search
15:25 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / LB

Deputeti i PDK-së: Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar që deputetët, pa dallim partie të votojnë pro tërheqjes nga Trusti.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka fajësuar Qeverinë e cila sipas tij po prodhon kaos ekonomik në Kosovë dhe po tregohet e paaftë për të reaguar në këtë situatë kritike ekonomike.

Sipas tij, Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin.

“Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit:

Të nderuar miq,

Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetariëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.

Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi.