75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / LB

Fytyrat e “grisura” të Ramës, Vuçiqit e Kovaçevskit pas përfundimit të samitit në Bruksel

Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e sotme pas samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski janë parë në disponim aspak të mirë.

Ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre me mungesën e vendimmarrjes.

Kryeministri Rama tha se përkundër se qeverisë me Shqipërinë në mandatin e tretë, vazhdon t’u flas njerëzve për çeljen e negociatave të cilat janë bllokuar nga Bullgaria.

Ndërkohë, Serbia nuk ka shënuar ndonjë progres, për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus.

Rama ka përmendur edhe mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Indeksonline/