Barcelona nuk dorëzohet për Lewandowskin, kjo është oferta e re

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e Robert Lewandowskit nga Bayern Munchen.
Së fundi, skuadra spanjollore ka bërë një ofertë të re tek Bayern Munchen.
Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se oferta e re e Barcelonës për sherbimet e Lewandowskit është 35 milionë euro plus bonuset, transmeton Indeksonline.
Por si duket as kjo ofertë nuk është e mjaftueshme për klubin Gjerman.
Në anën tjetër, Drejtori i Bayernit Hasan Salihamidžić ka thënë se Lewandowski nuk do të largohet nga klubi.
”Deri tani është 100%. 12 korriku është dita e tij e parë në punë, prandaj po e pres atë”, ka thënë ai për SkyDe.
Salihamidžić ka pasur ditët e fundit një takim me Lewandowskin në Mallorca, ku e ka cilësuar si takim të mirë.
“Takimi në Mallorca me Robertin ishte shumë i mirë. Secila anë shpjegoi pozicionin e vet, një e mirë”, ka shtuar ai./Indeksonline/