Parlamenti bullgar voton pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- për Maqedoninë eVeriut.
Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze.
Projektvendimi parasheh që Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.