75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 24 Qershor 2022 / B O

Andy Carroll nuk i kalon testet mjekësore te skuadra e njohur, erdhi nga muaji i mjaltit, por dështoi!

Andy Carroll është futbollist i lirë pasi u lirua nga ëest Brom. Sulmuesi anglez arriti marrëveshje me Club Brugge në Belgjikë, por që duket se transferi i tij ka dështuar.

Carroll ka pushimet e muajit të mjaltit në Meksikë dhe udhëtoi te Brugge.

Megjithatë, ai nuk arriti të impresiononte klubin me rezultatet e tij nga testet e fitnesit.

Mediat belge shkruajn se ish-sulmuesi i Liverpoolit ka treguar formë dhe rezultate tejet të dobta në fitnes, gjë e cila ka shtyer klubin që të anulojë kontratën me të.

Sulmuesi anglez u martua me yllin e realitetit televiziv Billi Mucklow në Hampshire në fillim të këtij muaji, përpara se të fluturonte përtej Atlantikut.

Carroll pritet të mendojë për një skuadër të re ngase nënshkrimi me Brugge ka dështuar./Indeksonline/