Dardan Jashari largohet nga Llapi

Futbollisti Dardan Jashari dhe klubi i Llapit i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit, raporton Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit përmes një njoftimi në Facebook.
”Faleminderit Dardan Jashari!
Klubi jonë, KF Llapi dhe futbollisti Dardan Jashari i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit.
Dardi ishte pjesë e ekipit tonë në edicionin e fundit ku arriti të paraqitej në 19 ndeshje, shënoj 2 gola dhe fitoi dy trofe: Kupën e Kosovës dhe Superkupën.
Klubi e falenderon për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.”, thuhet në njoftim./Indeksonline/