75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 24 Qershor 2022 / MSH

Samiti i BE-së, ShBA: Të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Qeveria amerikane ka dalë me qëndrim lidhur me pasigurinë rreth fillimit të negociatave qasëse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pas Samitit të pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt së fundmi në Bruksel.

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës për zgjerimin e BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë deklaruar për mediat në vend nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në reagim theksohet se SHBA vijon të ofrojnë mbështetje për fillimin e bisedimeve qasëse të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e hodhi poshtë propozim francez, draft në të cilin për hapjen e negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve- Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vendosen si kusht për procesin negociues për anëtarësim të vendit në Union.