75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / Gj. Sh

Muriqi flet për interesimin e Galatasarayit

Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë këtij afati kalimtar veror mund të rikthehet në kampionatin e Turqisë, kësaj radhe te skuadra e Galatasarayit.

Klub turk në sezonin e ri do të drejtohet nga ttajneri Okan Burak.

Legjenda e Galatasarayit ka bërë të ditur edhe emrat e futbollistëve që i dëshiron për ta përforcuar skuadrën.

Në listën e Burak ndodhet edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Ai ka folur shkurtimisht për interesimin e Galatasarayit.

“Ka disa skuadra të interesuara si nga jashtë ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos kthehem në Turqi?”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi kosovar ka luajtur për gjashtë sezone në kampionatin turk, në ekipet si Giresunspor, Genclerbiriligi, Rizespor dhe Fenerbaçe, ku pastaj u transferuar te skuadra italiane Lazio.

Nga muaji janar Muriqi ishte i huazuar te Mallorca, ku nga 16 ndeshje arriti të shenoj 5 gola dhe bëri 3 asistime, duke i siguruar mbijetesën klubit spanjoll./Indeksonline/