75 Mall Live Search
19:02 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / C E

De Jong shumë pranë Manchester United

Frenkie de Jong ka filluar të jetë shumë afër Manchester United . Burime të negociatave konfirmojnë se bisedat kanë ecur në mënyrë shumë pozitive në orët e fundit dhe nis të shihet një panoramë me kalimin e holandezit në Premier League.

Ka shumë konfidencialitet për të parandaluar që marrëveshja të shkojë dëm, por shitja do të ishte rreth 80 milionë euro fikse, një shifër që është më afër asaj që kërkonte klubi Blaugrana për të lënë të largohej një nga lojtarët e tij startues.

Në United, optimizmi në këtë moment është absolut dhe besojnë se gjithçka mund të finalizohet para 30 qershorit.

Sigurisht që futbollisti duhet t’i japë dritën jeshile operacionit dhe të arrijë marrëveshje me klubin e Mançesterit dhe duket se do të kalojë shifrat e pagave që merr në Camp Nou.

Afrimi i Manchester United te Barça për De Jong filloi pas shpalljes së Erik Ten Hag si trajner i ri i skuadrës. Emri i parë që trajneri vuri në tryezë për të krijuar një projekt të ri ishte ai i Frenkie de Jong.