75 Mall Live Search
19:45 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Sulmohet specialisti i kardiologjisë gjatë punës, reagon ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dënon kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, specialist i kardiologjisë, B.G. i cili kërcënua në detyrë, gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Përmes njoftimit nga ky institucion thanë se aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”.

ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.