Islami flet pas transferimit te Gjilani

Futbollisti i ri i Gjilanit, Përparim Islami, ka thënë se do të jep më të mirën në fushen e lojës, për ta ndihmuar klubinqë ti arrij objektivat e sezonit të ri.

Ai thotë se lojtarët dhe stafi i klubit të Gjilanit e kanë pritur në mënyrëshumë të mirë dhe po ndjehet sikur është që një kohë të gjatë në klub, transmeton Indekosnline.
Deklarata e plotë:
“Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin që kanë treguar ndaj meje dhe këtë besim do të mundohem ta shpërblej duke dhënë më të mirën në fushën e lojës”.”Atmosfera te Gjilani është fantastike. Grupi lojtarëve dhe stafit më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po ndjehem sikurse jam një kohë të gjatë këtu”.”Jemi të vetëdishëm për sfidat që na presim, ndaj jemi duke punuar intensivisht për t’i arritur këto objektiva”.”Së bashku mund të ja dalim”.
Islami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilnait, dhe do të jetë pjesë e Skifterave deri në vitin 2024./Indeksonline/
