Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e denoncon për kanosje Zafir Berishën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka thënë për Indeksonline se viktima ka deklaruar në Polici që, përmes telefonit, është kanosur nga i dyshuari, Z.B., për tri ditë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit.
“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, Ka pohuar zëdhënësi Gashi.