75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Barcelona ka gati ofertën e fundit për Lewandowskin, java e ardhëshme vendimtare

Barcelona nuk do dorëzohet leht për sulmuesim polak Robert Lewandowski.

Blaugranët janë duke përgatitur ofertën e fundit drejt klubit të Byarn Munchenin, e cila raportohet të jetë 40 milionë euro.

Java e ardhshme do të jetë një javë vendimtare për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit polak, siç raporton gazeta spanjolle Sport.

Sipas mediumit të afërt me klubin katalunas, Barça do të përgatis një ofertë prej 40 milionë eurosh për të bindur Bayern Munichun të shesë lojtarin e tyre.

Bavarezët, të nervozuar me lojtarin, po kërkojnë dhjetë milionë më shumë, por skadimi i kontratës në vitin 2023 mund të shtyjë drejtuesit të pranojnë ofertën e parë.