Gjilani pëson humbje në miqësoren me skuadrën nga Shqipëria

Gjilani ka zhvilluar këtë të diel një ndeshje miqësore me skuadrën nga elita e futbollit shqiptar, Laçi.
Ndeshja e zhvilluar në Pogradec u fitua nga Laçi me rezultatin 2:1.
Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga përforcimi i këtij afati, Mevlan Zeka.
Mirëpo, kurbinasit përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Sebastian Spahiu dhe Mentor Mazrekaj.
Kujtojmë se Gjilani edhe këtë ndeshje e zhvilloi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të përballet me Liepajan e Letonisë, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.