75 Mall Live Search
22:53 / E Diele, 26 Qershor 2022 / AR

Lajçak 3 ditë në Kosovë, analisti i njohur: Kurti e të tjerët mos ta presin, të na kursejnë nga gënjeshtrat e BE-së

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor.

Analisti i njohur politik, Blerim Latifi thotë se kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë nuk duhet ta presin fare, raporton Indeksonline.

Siç thotë ai, “kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian”.

“Nesër Lajçak sërish në Kosovë. Tri ditë vizitë. Gjënë më të mirë që do duhej ta bënin kryeministri dhe zyrtarët tjerë, është të mos e prisnin fare, ose maksimumi t’ia mundësonin takimin me ndonjë zëvendësministër. Kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian”, ka shkruar Latifi.

Por sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë./Indeksonline/