75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Të shtëna me armë në një lokal në Mitrovicë

Në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, teksa i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.

I dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të dyshemesë.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa  nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë” njofton policia.

Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.