75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / B O

Phil Foden me të dashurën e tij dëbohen nga plazhi privat në Greqi, momenti kur përlahen ata

Phil Foden dhe e dashura e tij, Rebecca Cooke, u përjashtuan nga një plazh privat në Korfuz të Greqisë. Krejt kjo ndodhi për shkak të zhurmës që kanë krijuar ata nga një debat i ashpër që kishin mes vete.

Çifti i ri ka pasur një debat të fortë pasi Foden është hedhur në ujë duke lënë celularin në karrige, moment që e dashura e tij e ka shfrytëzuar duke ia kontrolluar telefonin.

Dëshmitarët thanë se Rebecca Cooke u acarua shumë kur pa telefonin e Phoden.

Në një video të publikuar nga gazeta ‘The Sun’ shihet momenti në të cilin Phil Foden dhe Rebecca Cooke largohen nga ‘Glyfada Beach’ të shoqëruar nga rojet e sigurisë.

“Ti mendon se jam një idiot? Nuk mund të vazhdojmë kështu. Kjo po ndodhë gjithmonë” dëgjohet duke i thënë e dashura 22 vjeçarit anglez./Indeksonline/