Origi arrin në qytetin e Milanit

Sulmuesi belg, Divock Origi para pak minutave ka arritur në Itali, ku pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtar i ri i Milanit.
Ai do të transferohet te Rosoneret si futbollist i lirë pasi që i ka skaduar kontrata me Liverpulin.
Për gjashtë sezone sa ka qënë pjesë e klubit anglez, Origi ka luajtur 111 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola./Indeksonline/